Vdes klarinetisti i njohur shqiptar

Festa të shthurura ngjitur me njëri-tjetrin, për këta të rinj koronavirusi ka “vdekur” (FOTO)

Ndërron jetë klarinetisti i njohur Xhafer Ibra.

Klarinetisti i njohur nga Peja, Xhafer Ibra, është ndarë nga jeta sot, pasi ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

I ndjeri, ka ndërruar jetë sot në Zvicër në moshën 62 vjeçare, pas një kujdesi mjekësorë dhe pranë gjrit familjarë.

Familja njofton se ceremonia mortore do të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes në Pejë.

Xhafer Ibra padyshim se me bagazhin dhe talentin e tij muzikor ka lënë gjurmë të pashlyera në artin muzikor ballkanas.

Të paktën kështu e kanë kujtuar në rrjetin e tyre social Facebook, këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani dhe klarinetisti Sead Muqa – Sei.

Postimi i plotë nga Ramadan Krasniqi-Dani:

“Xhafer Ibra, një prej bilbilëve të klarinetës, me tërë bagazhin e tij muzikor, mbi 50 vjeçar, ja doli që të lë gjurmë në muzikën balllkanike! Si gjeneratë, ishte dhe mbeti mik i imi i fillimeve të karrierës! Jeta ka udhëkryqet e veta të cilat të ndajnë në obligime. Megjithatë, bashkëpunimi ynë nuk ka munguar, e miqësia asesi. Pushofshë në parajsë Xhafo”, ka shkruar Dani.

E ndërsa miku tjetër i të ndjerit, klarinetisti i njohur Sead Muqa-Sei e kujton kështu:

Postimi i plotë:

“Prej lajmeve më të rënda në jetën dhe karrierën time muzikore! Vdekja e maestro Xhefer Ibrës do të lë zbrazëti në artin muzikor ballkanas! Mjeshtër pusho në parajsën e merituar! Faleminderit për urtësinë dhe muzikën e madhe”, shkroi Sei.

Festa të shthurura ngjitur me njëri-tjetrin, për këta të rinj koronavirusi ka “vdekur” (FOTO)

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !