Vdes në spital nga një mbidozë paracetamoli nëna e dy fëmijëve

Policia britanike ka nisur një hetim mbi pretendimet se nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht një mbidozë paracetamoli.

Bashkëshorti i saj, Antony, pretendon se askush nuk i tregoi për gabimin, të cilin duket e ka zbuluar vetë rastësisht pasi kërkoi raportin pas vdekjes muaj më vonë. Ai kontaktoi avokatët dhe policinë mes shqetësimeve se po bëhej “një mbulim i ngjarjes”.

Megjithëse vdekja e 30 vjeçares, ishte raportua asokohe mjekut ligjor lokal, nuk u zhvillua asnjë hetim. Spitali Ëhiston i Merseyside, i kundërshton pretendimet se mbidoza kontribuoi në vdekjen e saj dhe i mëshon idesë se përgjegjësia për fatkeqësine, rëndon mbi një sëmundje gjenetike që kishte gruaja e re.

Mësohet sakaq se ekspertë të pavarur që analizuan kartelën e saj mjekësore, thanë se qetësuesi, i marrë në atë lloj doze, kishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme mëlçinë e saj dhe mund të fajësohej për vdekjen e Higginson. I shoqi thotë se dy fëmijët e tyre nuk po e marrin dot veten nga fakti që iu desh t`i thonin lamtumirë aq papritur të ëmës në spital. Tani për zbardhjen e cështjes, pritet rezultati I hetimit policor.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !