Vdes vëllai i Xhevdet Pozharit, ishte në komë që pesë muaj

30 gradë sot moti në Kosovë, IHMK bën një thirrje për qytetarët

Analisti Xhevdet Pozhari, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ardoniti.

Pozhari ka thënë se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Që pesë muaj, Ardoniti ishte në komë në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK

Postimi i plotë:

Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë.

Zoti e deshti pranë vetes, engjëllin tonë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 19.06.2022, në ora 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Të pikëlluar,

Familja Pozhari.