Vdiq ditë pasi mori vaksinën e Pfizer, flet gruaja e mjekut të ndjerë: “Nuk pinte as duhan!”

Doktori Gregory Michael nga Florida ndërroi jetë 16 ditë pasi u injektua me vaksinën e Pfizer më 18 dhjetor. Ai pësoi çrregullime të pazakonta të gjakut dhe vdiq si pasojë e një hemorragjie në tru.

Gruaja e tij, Heidi Neckelmann, u shpreh në një postim në Facebook se dr. Michael nuk kishte pasur asnjë shqetësim shëndetësor më parë dhe për “New York Times” tha se ai ishte një person shumë i shëndetshëm, që nuk merrte asnjë ilaç.

“Ai ishte një peshkatar i pasionuar pas detit dhe kryesisht një njeri i familjar” tha ajo. “Ai mbante gjithmonë maskë dhe donte të mbronte si veten dhe familjen, dhe pacientët e tij”, theksoi gruaja.

Nga ana tjetër, kompania “Pfizer” u shpreh se nuk beson të ketë një lidhje direkte mes vaksinës dhe vdekjes së tij.

“Nuk ka pasur sinjale të sigurisë të identifikuara në provat tona klinike [ose] përvoja të tilla deri më tani”, tha Pfizer në një deklaratë për New York Times.

“Deri më sot, miliona njerëz janë vaksinuar dhe ne po monitorojmë nga afër të gjitha rastet e padëshiruara tek individët që marrin vaksinën tonë. Është e rëndësishme të theksohet se raste të rënda anësore, përfshirë vdekjet që nuk kanë lidhje me vaksinën, për fat të keq ka të ngjarë të ndodhin me një ritëm të ngjashëm siç do të ndodhnin në popullatën e përgjithshme”, tha Pfizer, ndërsa shton se po heton vdekjen e mjekut.

The post Vdiq ditë pasi mori vaksinën e Pfizer, flet gruaja e mjekut të ndjerë: “Nuk pinte as duhan!” appeared first on Zonë E Lirë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !