Vëllezërit Klitschko intervistë emocionale: Sot është më lehtë të vdesësh për vendin tënd, sesa të jetosh për të

Synimet e diplomacisë ruse në Afrikë

Ish kampionët e botës kanë treguar në këtë intervistë se si pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar jetën e tyre përgjithmonë.

Kampionët e peshave të rënda në boks, Wladimir dhe Vitali Klitschko, të cilët arritën majat e këtij sporti duke u bërë kampion bote, po prej fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë ata janë parë duke luftuar me çdo mjet për shtëpinë e tyre.

Vitali Klitschko është kryetar i Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, një post që ai e mori nga viti 2014 kurse vëllai i tij më i vogël, Wladimir i është bashkuar Brigadës së Mbrojtjes Territoriale të Kievit prej që Rusia filloi sulmin.
“Këtu e mësoni gjënë më të thjesht të mundshme? Të vdisni për vendin tuaj. Më e komplikuara? Të jetoni për vendin tuaj”, ka thënë Wladimiri për gazetarin e njohur britanik, Piers Morgan.

“Kjo do të thotë se duhet të luftosh për jetën, të mbrosh njerëzit, ta mbroni vendin tuaj, ta mbroni vetveten”.

“Është kaq e komplikuar për shkak se në një moment të kap një ndjenjë që ju thotë ‘e dini jam duke shkuar drejt vdekjes’, ta themi kështu, vetëm ti japim fund kësaj mizërie”.

Vitali ka biseduar për takimin me një fëmijë i cili nuk e dinte se tashmë ai është jetim. “Kjo luftë mund ta prek çdo kënd në Europë”, ka shtuar ai.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e pestë pa ndonjë shenjë së mund të përfundojë dhe deri me tani janë raportuar me dhjeta mira njerëz të vrarë.

“Forca është tek ne, ukrainasit, që nuk duam të vdesim edhe pse shumë nga ne janë vrarë, torturuar dhe dhunuar dhe ne ende e vëmë jetën në rrezik për ta mbrojtur vendin tonë”, thotë Wladimiri.

“Por të jetosh për vendin tuaj është më e komplikuar dhe më sfiduesse dhe definitivisht diçka që ne nuk dëshirojmë ta bëjmë si ukrainas është të shkojmë drejt vdekjes”.

“Kështu ne mbesim të fortë, ne qëndrojmë gjallë dhe ne luftojmë për çështjen tonë dhe të mos jetojmë nën gjurin e dikujt tjetër”./GE/