Veteranët i përgjigjen Kurtit: Takimi të mbahet sot, jo nesër

Seanca ndërpritet, Konjufca i çon deputetët në pushim njëorësh

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vazhduar protestën e tyre para Kuvendit të Kosovës.

Prej disa orësh të njëjtit janë duke kundërshtuar projektligjin e pagave minimale, ku nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se po anulon shkuarjen në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrjen në Forumin e Prespës që nesër të takoj veteranët.

E pas kësaj janë deklaruar edhe përfaqësuesit e OVL-UÇK të cilët kanë thënë se takimi duhet të mbahet sot, e jo nesër.

“Nga foltorja e parlamentit kryeministri ka shprehur gatishmërinë që të na takojë ditën e nesërme, por ju po e shihni se masa kërkon që takimi të realizohet sot, megjithatë pavarësisht prej kësaj i lus deputetët të luajnë rolin e tyre dhe të mos na cilësojnë si njerëz të politikës, sepse mjaft kemi dëshmuar dhe ne nuk jemi anëtarë të partive politike. I përfaqësojmë kategoritë më të rëndësishmesh vlerat e institucionit më të lartë, luftë së UÇK-së. Iu bëjë thirrje deputetëve që të kenë kujdes sepse kanë obligim moral e kombëtarë që të kryejnë punën e tyre në Parlamentin e Kosovës karshi gjithë qytetarëve, vlerave të veçanta siç janë veteranët, invalidët e familjet e dëshmorëve.”, u tha në protestë.

Të njëjtit kanë kërkuar që takimi të zhvillohet sot, e të mos presin deri nesër.

“Do të qëndrojmë këtu derisa të marrim përgjigje zyrtare”, u tha nga përfaqësuesi i OVL-UÇK në protestë.

“Kërkesa është që të takohemi sot e do të ishte mirë sot”, u tha tutje në protestë.