Vetëvendosje e publikon listën e takimeve të Kurtit me zyrtarët amerikanë

Disa deputetë të VV-së kanë bërë postime në rrjete sociale ku kanë numëruar takimet e liderit të tyre, Albin Kurti, me zyrtarë të lartë amerikan.

Kurti ka 16 muaj prej që ka filluar qeverisjen pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Deputetët kanë numëruar takimet prej asaj data në listën e publikuar. Ky postim vjen pasi të martën mbrëma Kurti, së bashku me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, u pritën në Uashington D.C. nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Takimi me zyrtarë të rangut të lartë siç është Blinken, ka ndodhur disa muaj pasi Kurti udhëtoi në SHBA ku qëndroi disa ditë, por u kritikua për mungesa të takimeve me zyrtarë të lartë. Në lsitën e publikuar janë futur edhe takime me senatorë, me të cilët janë takuar edhe deputetë të partive tjera në Kosovë gjatë këtij mandati, si dhe me shefat e organizatave USAID dhe MCC.

Kjo është lista e publikuar: