Vetëvendosje nominon Vjosa Osmanin kandidate për presidente

Vjosa Osmani kandidate e Vetëvendosjes për presidente.

Marrëveshja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka si pikë të veçantë edhe çështjen e presidentit.

Kjo është konfirmuar në një konferencë të përbashkët që kanë mbajtur Osmani dhe Kurti nga holli i Kuvendit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.

“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !