Vetura e Policisë aksidentohet në Klinë të Skenderajt, lëndohen tre zyrtarë policorë

Arbana Osmani i “heq vizë” vëllezërve Veshaj

Aksidentohet vetura e Policisë në Klinë të Skenderajt, lëndohen tre zyrtarë policorë.

Një aksident ku e përfshirë është edhe një veturë e policisë ka ndodhur në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, mëngjesin e sotëm.

Rastin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur katër persona, tre nga ta zyrtarë policior.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugorë fshati Klinë, të përfshira dy vetura njëra policore, Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, tre nga ta zyrtarë policorë. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Zahiti.