Video/Ambasadorja godet punonjësen në shtëpi, shkarkohet nga detyra

Ambasadorja e Filipineve në Brazil u shkarkua nga detyra pasi kishte keqtrajtuar për muaj me radhë një nga punonjëset në rezidencën e saj në Brasilia.

Presidenti Rodrigo Duterte shkarkoi ish-ambasadoren, pas videove dhe imazheve që u bënë virale kudo në rrjetet sociale.Duterte, i cili nënshkroi letrat e shkarkimit të Mauro një ditë më parë tha: “Ekzistojnë rregulla që duhet të ndiqen. Nëse dikush nuk i bindet, ai/ajo do të përballet me pasoja.”

Mauro, e cila nuk iu përgjigj një kërkese të AFP për një intervistë, do të humbasë të drejtën e saj për pension dhe nuk do të lejohet të punojë më në një zyrë publike.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë periudhën midis marsit dhe tetorit 2020, u përdorën në procesin gjyqësor të ngritur nga qeveria filipine kundër Mauro, e cila u emërua ambasadore në Brazil në 2018.

Miliona qytetarë filipinas punojnë jashtë vendit. Sidoqoftë, disa nga këta punonjës punojnë në kushte të vështira, madje edhe të rrezikshme. Në shumë raste ata janë shënjestër e abuzimit fizik ose psikologjik.

WATCH: Footage shows Philippine Ambassador to Brazil Marichu Mauro mistreating her Filipina household helper.

The Department of Foreign Affairs recalled Mauro to explain her behavior. https://t.co/xffqKzmLV8

? @GloboNews pic.twitter.com/N4ozhkYzAI

— CNN Philippines (@cnnphilippines) October 28, 2020

The post Video/Ambasadorja godet punonjësen në shtëpi, shkarkohet nga detyra appeared first on Hapur.