(Video) Tmerrohen klientët e supermarketit, përpara i del hardhuca gjigande 1.8 metra


Blerësit e një supermarketi në Tajlandë janë tronditur kur kanë parë një hardhucë gjigande 1.8 metra të gjatë që ishe ngjitur mbi rafte në kërkim të ushqimit.

Hardhuca kishte dalë nga një kanal pranë supermarketit para se të hynte brenda. Dëshmitari i tmerruar Narumpa Tangsin, i cili filmoi skenën, tha se ishte shumë i frikësuar dhe nuk mund të shkonte pranë hardhucës sepse ishte e rrezikshme nëse do zemërohej.

“Unë ndalova në dyqan për të blerë pak ushqim dhe pastaj pashë hardhucën e madhe. Doja të blija një pije, por kafsha ishte shumë afër korridorit të pijeve. Ato janë kafshë të rrezikshme, veçanërisht kur janë të zemëruar, kështu që unë qëndrova mbrapa dhe e regjistrova në telefonin tim. Unë mendoj se dyqanet kanë gjithçka, madje edhe për hardhuca”, është shprehur ai.

Stafi dhe klientët u fshehën pas banakut ndërsa hardhuca ngjitej mbi raftet dhe hidhte disa kuti qumështi në tokë. Një punonjës i dyqanit telefonoi policinë dhe punonjësit e kujdesit të kafshëve, për ta kapur hardhucën.

Hardhucat aziatike jetojnë në kanale dhe pellgje në qytete të mëdha në Tajlandë, ku ushqehen me peshq, gjarpërinj, bretkosa dhe copa ushqimesh të lëna nga njerëzit. Ata janë agresivë kur kërcënohen dhe kanë një pickim të butë helmues që nganjëherë mbart baktere të dëmshme.

https://www.youtube.com/watch?v=NXWFTQrSAZU

The post (Video) Tmerrohen klientët e supermarketit, përpara i del hardhuca gjigande 1.8 metra appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...