Video tronditëse/ Ja si COVID përhapet edhe vetëm nga e folura



Personat që janë të infektuar me koronavirus, e përhapin atë vetëm thjesht duke biseduar, ka zbuluar një studim.

Në një video të publikuar, tregohet se si grimcat që dalin nga goja, ndërsa një person flet mund të vërtiten dhe të përhapen afër personave të tjerë, edhe kur mban maskën.

Studimet e mëparshme treguan se virusi përhapej nga cirkat e pështymës, përmes teshtitjes apo kollitjes.

Por studimi i ri mbështet teorinë se të folurit siguron forcë të mjaftueshme që grimcat e nxjerra të jenë rrezik infeksioni.

Studiuesit japonezë nga Universiteti Aoyama Gakuin në Tokiu, përdorën tym dhe dritë lazer për të ndjekur frymëmarrjen e një njeriu kur flet.

Ato thanë se kjo është edhe më e rrezikshme te parukeritë, estetistët, mjekët apo dentistët për shkak se ata mbështeten mbi klientët apo pacientët e tyre.

Për pasojë, për shkak të gravitet, ajri që del nga goja kur personi flet, bie poshtë, mbi fytyrën e personit tjetër.

The post Video tronditëse/ Ja si COVID përhapet edhe vetëm nga e folura appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...