Home / VIDEO / Helikopteri i Shega Air rrëzohet me dhëndrin brenda duke shkuar me mar nusen ne Korce
Helikopteri i Shega Air rrëzohet me dhëndrin brenda duke shkuar me mar nusen ne Korce

Helikopteri i Shega Air rrëzohet me dhëndrin brenda duke shkuar me mar nusen ne Korce

Helikopteri i Shega Air rrëzohet me dhëndrin brenda duke shkuar me mar nusen ne Korce

Helikopteri i Shega Air rrëzohet me dhëndrin brenda duke shkuar me mar nusen ne Korce

Gani Haxhiaj u nis me me helikopter paraditen e së dielës për të marrë nusen me te cilën martohej por vetëm fati e ndoshta rastësia duket se e kanë shpëtuar nga një ngjarje e rëndë.

Helikopteri i kompanisë private Shega Air, me të cilin ai po fluturonte për të marrë nusen, është rrëzuar paraditen e të dielës në unazën e qytetit të Korçës.

Mjeti fluturues me emërtim ZA-KEI, ra në oborrin e disa pallateve dhe banesave private duke pësuar dëmtime në pjesën e bishtit dhe të gomave.

Edhe pse rreziku për banorët ishte i madh, nuk pati raportime për të lënduar.

Sipas hetimeve, mjeti fluturues ka pasur një avari teknike, çka e ka detyruar pilotin të gjente një vend të përshtatshëm për të kryer uljen emergjente.

Gjatë uljes mendohet se helikopteri ka prekur në pemë me pjesën e bishtit duke humbur drejtimin.

Një dëshmitar okular që ka parë ngjarjen, tregoi për Ora News se para se të ulej, helikopteri ka lëvizur në mënyrë të çrregullt dhe bishti i ka prekur në këmbë.

“Në kohën që po vinte rrotull helikopteri po merrte krahun e majtë por i zuri helika e cila e spostoi në krahun e djathë dhe goditi pemën. Bishti iu këput.”

Helikopteri drejtohej nga piloti Altin Lama ndërsa në bord ndodhej edhe dhëndërri që do të martohej Gani Haxhiaj.

“Nga një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin  A.L dhe pasagjer shtetasin G.H” informoi policia e Korçës.

Për fat ata nuk pësuan probleme por ngjarja duket se ngre alarmin serioz dhe pikëpyetjet e mëdha për sigurinë që paraqet ky mjet fluturues, kontrollet që ushtrohen për të shmangur incidente si ky në Korçë por edhe një nevojë për vëmendje të shtuar nga autoritetet që lejojnë e kontrollojnë aktivitetin e operatorëve në fjalë që kanë në dorë jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike.

 

Helikopteri i Shega Air rrëzohet me dhëndrin brenda duke shkuar me mar nusen ne Korce

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Nga KosovaToday.com August 5, 2018 6:55 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=277876
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Helikopteri i Shega Air rrëzohet me dhëndrin brenda duke shkuar me mar nusen ne Korce Helikopteri i Shega Air rrëzohet me dhëndrin brenda duke shkuar me mar nusen ne KorceRating: 4.8