Home / VIDEO / Mjeku i Lazios, befasohet me shqiptarët

Mjeku i Lazios, befasohet me shqiptarët

Mjeku i Lazios, befasohet me shqiptarët

Një vit më parë, Thomas Strakosha ishte alternativa e vetme e Lazios për portën dhe ia doli që të ofrojë garanci në katërkëndëshin e bardhekaltërve, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Evropës.
Mirëpo, që nga ndeshja e fundit me Interin në Serinë A ka shfaqur disa shqetësime, të cilat e kanë ndjekur edhe momentalisht gjatë fazës përgatitore.

Portieri i Kombëtares shqiptare është duke ndjekur një terapi riaftësuese dhe stafi mjekësor i Lazios nuk kërkon të përshpejtojë asgjë, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik minimal për një përsëritje të dëmtimit.

Fabio Roda, koordinatori i stafit mjekësor të Lazios, ka komentuar pozitivisht riaftësimin e dy shqiptarëve. Jo vetëm Strakosha, por edhe Valon Berisha pësoi një dëmtim në një nga ndeshjet miqësore dhe po punon veçmas grupit. Për mjekun, shqiptarët kanë dhënë sinjale pozitive.

“Po ndjekim me shumë kujdes situatën e çdo futbollisti në infermieri. Kërkojmë që rikuperimi i secilit të jetë i plotë përpara se të vihen në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës”.

“Thomas Strakosha është duke punuar në mënyrë ideale. Së bashku me Marusiç, po rikuperohen plotësisht. Edhe Valon Berisha po ndjek me kujdes programin riaftësues. Jemi shumë të kënaqur dhe të surprizuar nga reagimi i tyre”, ka deklaruar mjeku. /Gazeta Express/

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Nga KosovaToday.com August 13, 2018 2:50 am ne link https://kosovatoday.com/?p=287456
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mjeku i Lazios, befasohet me shqiptarët Mjeku i Lazios, befasohet me shqiptarëtRating: 4.8