Home / VIDEO / Tradita në xhubletën tredimensionale, flet stilistja Stela Skënderaj: Thesari kombëtar të përshtatet me kohën moderne

Tradita në xhubletën tredimensionale, flet stilistja Stela Skënderaj: Thesari kombëtar të përshtatet me kohën moderne

Tradita në xhubletën tredimensionale, flet stilistja Stela Skënderaj: Thesari kombëtar të përshtatet me kohën moderne

Tradita në xhubletën tredimensionale, flet stilistja Stela Skënderaj: Thesari kombëtar të përshtatet me kohën moderne
Stilistja Stela Skenderaj rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh. Ajo rrëfen se si u formua në Turqi si stiliste, në një fushë që në vitet e para të demokracisë nuk ishte shumë e njohur në Shqipëri.

Stilistja Stela Skenderaj rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh. Ajo rrëfen se si u formua në Turqi si stiliste, në një fushë që në vitet e para të demokracisë nuk ishte shumë e njohur në Shqipëri. Në punët e saj, stilistja sjell një panoramë të simboleve kombëtare, por edhe të veshjeve tradicionale shqiptare, me të cilat identiteti ynë prezantohet në nivele botërore

“Jemi një popull i vjetër, një popull që kemi mbijetuar me dhimbje ndër shekuj edhe që për simbolet kombëtare shumë njerëz kanë dhënë jetën”.

Këto janë disa nga arsyet, që stilistja Stela Skënderaj rrëfen në një intervistë për kamerën e Report Tv kur shpjegon punën që bën për veshjet me shqiponjë, por edhe me xhubletën tredimensionale. Në xhubletën e saj ka elemente folklorike, artizanale dhe mitologjike, të cilat kur lidhen së bashku prezantojnë identitetin tonë të plotë në nivel botëror.

Ajo mendon se materializmi nuk është çdo gjë, prandaj është detyrë morale e shqiptarëve, që të punojnë më tepër për ruajtjen e kësaj tradite

Stilistja bën thirrje që të ketë më shumë bashkëpunim mes intelektualëve, që i njohin këto vlera. Vetëm në këtë mënyrë brezi i ri nuk do ta harrojë këtë traditë shumëvjeçare

Stela Skënderaj mendon se kjo pasuri kombëtare mund të ruhet vetëm nëse studiuesit edhe etnografët dalin nga sallat e konferencave dhe leksioneve për të parë nga afër gjendjen gjendjen e muzeve shqiptarë sot.

 

 

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Nga KosovaToday.com July 27, 2018 9:21 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=267085
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Tradita në xhubletën tredimensionale, flet stilistja Stela Skënderaj: Thesari kombëtar të përshtatet me kohën moderne Tradita në xhubletën tredimensionale, flet stilistja Stela Skënderaj: Thesari kombëtar të përshtatet me kohën moderneRating: 4.8