Vihet në pranga një 34 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rënda

Një person është arrestuar në Lipjan.

Policia e Kosovës njofton se sonte, njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda, shkruan Reporteri.net.

I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Personi i dyshuar R.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

Lajme me shume...