Vjosa Osmani thotë se Kuvendi mbështetë çdo nismë për hetimin e rrethanave te vdekjes së Agon Musliut

Publikohet vendimi/ Shqiptarët pa vizë pune në Greqi, ja kushtet për punë sezonale

Osmani: Kuvendi mbështetë çdo nismë për hetimin e rrethanave te vdekjes së Agon Musliut.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së 26-vjecarit nga Gjilani që vdiq gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

“Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.

Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike”, thuhet në telegramin që Osmani ka dërguar për familjen e 26-vjecarit.

Kryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mbështesë cdo nismë për hetimin e rrethanave të vdekjeës së të riut.

“Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim çdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë çfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe”, shkruhet në njoftim.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !