Vlerat ushqyese të mandarinës

Mandarina është fruta e sezonit dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë. Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.

Mandarinat pa frikë mund të quhen agjentë të pastrimit të gjakut, pasi ato ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja.

Mandarina është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon për një qëndrim më aktiv gjatë ditës.

Mandarinat ndihmojnë në tretjen e ushqimit, mbajnë ekuilibrin e drejtë midis acidit dhe qetësojnë të gjitha infeksionet e stomakut dhe inflamacionet.

Aleat i bukurisë

Mandarina është një burim i mirë i vitaminës A, ndaj dhe nëse vuani nga ndonjë problem i lëkurës, rekomandohet konsumimi i këtij fruti dhe aplikimi i produkteve që janë derivate të kësaj vitamine. Kur është fjala për shërimin e plagëve dhe dëmeve të tjera të lëkurës, vitamina A është e domosdoshme për këto, pasi ndihmon lëkurën të rindërtojë indet.

Vlerat ushqyese për çdo 100 gr mandarina

Ujë 81,4 g

Karbohidrate 17,6 g

Sheqer 17,6 g

Proteina 0,9 g

Yndyra 0,3 g

Kolesterol 0 g

Fibra 1,7 g

Kalium 210 mg

Hekur 0,3 mg

Kalcium 32 mg

Fosfor 19 mg

Vitaminë B1 0,08 mg

Vitaminë B2 0,07 mg

Vitaminë B3 0,3 mg

Vitaminë A 18 mg

Vitaminë C 42 mg

Lajme me shume...