Vlora Çitaku fjalë tëmëdha për ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA: Patriot dhe diplomat i madh

Memli Krasniqi kërkoi që BE të liberalizojë sa më parë vizat për kosovarët

Çitaku për ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA: Patriot dhe diplomat i madh.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur patriot dhe diplomat të madh ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Ilir Dugollin.

Dugolli së fundmi u emërua ambasador në misionin kryesor diplomatik jashtë vendit. Çitaku tha se ka punuar me të dhe se mezi pret ta shohë Dugollin në detyrën e tij të re.
“Të gjithë miqtë e mi në Uashington DC, ky është Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA. Në dy dekadat e fundit e kam njohur dhe kam punuar me Ilirin në cilësi të ndryshme. Ai është një patriot dhe diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në detyrën e tij të re”, shkroi Çitaku.

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, mbrëmë në “dPt te Fidani” e ka konfirmuar se Ilir Dugolli do të jetë ambasador i Kosovës në Washington.

“Është e vërtete Ilir Dugolli është ambasadori ynë në Washington”, ka thënë ajo.

Valdet Sadiku, nga marsi i këtij viti ishte bërë shef i Ambasadës së Kosovës në Washington. Por më shumë se tetë muaj pasi institucionet e Kosovës e kishin ngarkuar Sadikun me punë në misionin kryesor diplomatik, ai u largua prej atje.

“Sot u them lamtumirë miqve këtu në SHBA, por do ta mbaj përgjithmonë me vete mbështetjen dhe respektin që kam pasur gjatë gjithë kohës. Çfarë nderi i jashtëzakonshëm që i kam shërbyer vendit tim në Washington DC. Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është një bekim i vërtetë!”, ka shkruar ai të premten.

Lajme me shume...