Vodhi 5 metra dru, dënohet nga Gjykata

Rusia humbi 73 tanke në rajonin e Donbasit

G.Sh është dënuar me 400 euro gjobë dhe është obliguar t’ia kthejë shtetit 765 euro pasi ka pranuar se ka vjedhur 5 metra dru.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Shabani është shpallur të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega Lipjan, nga gjykatësi Selman Salihi pa praninë e të akuzuarit, “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata të njëjtit përmes aktgjykimit e ka detyruar që në emër të dëmit të shkaktuar të dëmtuarës Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari t’ia paguajë shumën prej 765 euro.

Ndryshe, i akuzuari G.Sh e ka pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e shtetit Fatmire Cacaj , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit Shabani do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë.

Po ashtu, obligohet i akuzuari që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor t’i paguajë kësaj gjykate shumën prej 20 euro si dhe shumën prej 30 euro në Fondin e Viktimave të Krimit.

Gjatë deklaratës së tij, i akuzuari Shabani ka thënë se, ndihet i penduar dhe se pranimin e fajësisë po e bënë me vullnetin e tij, pa presion dhe i bindur për pasojat e pranimit të fajësisë.

I njëjti nuk e kundërshtoi aktakuzën, duke thënë se, më nuk do ta përsërisë veprën penale.

Me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit është pajtuar prokurorja Cacaj dhe më pas si i tillë është aprovuar edhe nga gjykatësi Selman Salihi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 28 tetor 2019, më 21 korrik 2019, rreth orës 18:08, në vendin e quajtur “Reka e Hanrovcit të Ura” regjioni Ekonomiko pyjor në Hankovc, Komuna e Lipjanit , i pandehuri G.Sh me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vetit t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka prerë drunjë panjë, bli dhe shkozë me vëllim të përgjithshëm 5m3 .

Sipas aktakuzës, G.Sh është zënë duke i prerë drunjët e lartëcekur nga roja e pyllit, me ç’rast të dëmtuarës Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari sektori i pylltarisë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 765 euro.

Me këtë ka kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.