Vorë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen, humb jetën tragjikisht babai i tij


Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pak më parë në fshatin Gjokaj në Vorë, ku shtetasi me inicialet H. S ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë babai i shoferit, shtetasi S. S, 80 vjeç, ndërsa shoferi është shtruar në spital.

Tiranë/Informacion paraprak
Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Vorë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen, humb jetën tragjikisht babai i tij appeared first on Zonë E Lirë.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...