“Vrasësit” e fshehtë, gati testi që identifikon të infektuarit me COVID-19 që nuk shfaqin simptoma

VIDEO/ Lot gëzimi tek mjekët, spitali në Itali mbyll pavionin e të sëmurëve me COVID-19

VIDEO/ Lot gëzimi tek mjekët, spitali në Itali mbyll pavionin e të sëmurëve me COVID-19Shkencëtarët që punojnë për ushtrinë amerikane kanë hartuar një test të ri Covid-19, që mund të identifikojë potencialisht mbartësit para se të bëhen infektues dhe të përhapin sëmundjen, zbulon Guardian.

Në atë që mund të jetë një pikë kthese domethënëse, koordinatorët e projektit shpresojnë se testi i gjakut do të jetë në gjendje të zbulojë praninë e virusit 24 orë pas infeksionit, përpara se njerëzit të shfaqin simptoma dhe disa ditë para se një person pozitiv të konsiderohet i aftë ta përhapë atë te njerëzit e tjerë.

Testi pritet të fillojë zbatimin në Shtetet e Bashkuara në gjysmën e dytë të majit.

Miratimi nuk është i garantuar, por shkencëtarët janë të entuziazmuar nga ndikimi i mundshëm pasi qeveritë të lehtësojnë bllokimet midis shqetësimeve për kontrollin e shpërthimeve të mundshme të valës së dytë.

Testi doli nga një projekt i krijuar nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes së Ushtrisë amerikane (Darpa) që synon diagnostikimin e shpejtë të infektimitnga viruset apo helmimet kimike.

Testi i ri pritet të paraqitet për miratim urgjent (EUA) nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) brenda një jave.

“Koncepti mbush një hendek diagnostikues në të gjithë botën,” tha drejtori i zyrës së teknologjisë biologjike Darpa për Guardian, Dr. Brad Ringeisen.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !