Vrau 40 deri në 60 rusë në ditë/ Snajperisti më vdekjeprurës në botë rikthehet në Kanada, kështu po mbrohet nga zemërimi i Rusisë

Vizita në Amerikë, Kurti e viziton kampusin e kompanisë që e themeloi Bill Gates

Snajperisti kanadez «Vali» luftoi së bashku me ushtarët ukrainas kundër Rusisë për muaj të tërë, shkruan Blick.ch transmeton “Bota sot”. Tani ai është kthyer në atdheun e tij, duke folur për luftën brutale dhe shpresën e tij se Ukraina do të fitojë.

Ai është një nga heronjtë e shumtë të luftës në Ukrainë: Super snajperisti kanadez (40), i cili njihet vetëm me pseudonimin “Vali”. Në fillim të marsit, ushtari, i cili fitoi famë botërore për vrasjen e një terroristi të IS-it nga një distancë prej 3.5 kilometrash në vitin 2017, udhëtoi për në Ukrainë për të mbështetur vendin kundër Rusisë.

Tani, pas gati dy muajsh dhe vendosjeve të shumta në vijën e frontit në Ukrainë, Vali është kthyer në Kanada, tek gruaja dhe djali i tij i vogël bashkë me kujtimet e një lufte brutale.
Ish-ushtari i shpëtoi vdekjes tri herë për pak

Në një intervistë për “Bild” ai ka shpjeguar pse ka udhëtuar në zonën e luftës. “Nuk mund të thosha jo. Kur je luftëtar, ndjen përgjegjësi, këta njerëz po i rezistojnë asaj që besohej se ishte ushtria e dytë më e fortë në botë në atë kohë – ata kishin nevojë për ndihmën time.”

“Mirë se erdhe në ferr”, kështu u prit nga kolegët ukrainas të grupit luftarak. Dhe kishin të drejtë: Misioni i parë e çoi ushtarin vullnetar në Irpin, ku mbulesa e tij u shkatërrua nga qindra predha mortajash dhe zjarri i rëndë i pushkëve. E vetmja mundësi për t’u tërhequr ushtarëve ishte vdekja e sigurt, siç thotë ai për gazetën.

“Ne nxituam nga dalja e pasme drejt makinës, shpërthime kudo, breshëri plumbash, tym i acartë, si në një film lufte – në rrugë për të dalë përsëri zjarr brutal, këtë herë nga tanket.” Nuk ishte hera e fundit që kanadezi duhej të shpëtonte jetën e tij. Gjithsej tre herë, Vali mezi i shpëtoi vdekjes, municioni rus e humbi çdo herë për një fije floku – dhe ua mori jetën disa miqve të tij ushtarë, përfshirë në frontin lindor në Donbass.

Snajperisti duhet të mbrohet nga Rusia

Një natë snajperisti thirri gruan e tij. “Kam bërë mjaft, a nuk mendon?” e pyeti duke vendosur që të kthehej në Kanada. E dija që djali im po më harronte dalëngadalë, se telefonatat me video nuk kishin asgjë për të dhe nëse do të kisha rënë, do të kisha qenë vetëm një histori për të”, tregon ai për “Bild”.

Në fund të prillit ai në fakt u kthye në Kanada, ku jeton me gruan dhe djalin e tij në një kasolle të ndërtuar vetë në mes të pyllit. Arsyeja e jetës së tij si vetmitar: “Krahu i zgjatur i Rusisë”. Sepse Rusia u ndërgjegjësua shpejt për kanadezin dhe madje përhapi thashetheme për vdekjen e tij.

Sipas kësaj, Vali thuhet se ka rënë në Mariupol më 15 mars. U fol për një histori suksesi të ushtrisë ruse, e cila kishte arritur të vriste “snajperistin më vdekjeprurës në botë, i aftë të vriste 40 deri në 60 rusë në ditë”. Prandaj, kanadezi ka përpunuar edhe plane që nga kthimi i tij për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga zemërimi i Rusisë.