Vuçiq: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon në KE

Tuna vjen me një paralajmërim të madh

Vuçiq nga Brukseli: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon në KE.

Ambiciet e mundshme të Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Europës e kanë brengosur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai në një intervistë ka thënë se një aplikim i Kosovës do të ishte “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit. Ai po ashtu ka shtuar se do të ketë “përgjigje serioze” nëse Kosova aplikon.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ka marrëveshje as të Brukselit e as të Uashingtonit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë. Në do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiq, përcjell “b92”.

Ndryshe, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se tanimë Kosova ka 2/3 e votave të nevojshme për anëtarësim në këtë institucion.