Vuçiq: Perëndimi do t’na bëjë presion ta njohim Kosovën

Një 60-vjeçar gjendet pa shenja jete në një veturë në Prizren

Perëndimi duket se po ia bën presion Serbisë ta njoh Kosovën.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të gjendet nën presion të madh pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili tërhoqi paralele mes rasteve të Kosovës dhe Donietskut e Luhanskut në Ukrainë.

Ai ka thënë se presioni tani do të jetë më i madh që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që Moska të mos mundet ta përdorë më si argument për veprimet e saj në Ukrainë.

“Ne do të përballemi me presionin më të fuqishëm për ta dëshmuar që Kosovës nuk ka të bëj fare me atë që po ndodh në Ukrainë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se Serbisë do t’i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës, transmeotn Gazeta Express.

“Për këtë arsye Kosovë do të jetë tema më dominante në periudhat e ardhshme. Dhe, më lejoni t’ju them që tani – të gjithë liderët evropianë më kanë thënë se Putin ka insistuar në rastin e Kosovës gjatë bisedave të përbashkëta”, ka deklaruar presidenti serb.

Vuçiq ka thënë se Serbia nuk pret një njohje të Kosovës nga Rusia, por ka frikë nga një presion i madh që Serbia ta bëjë këtë gjë.

“I gjithë Perëndimi, në mënyrë që t’ia mohojë argumentin Putinit, do të kërkojë nga Serbia që të lëvizë shpejt drejt njohjes së Kosovës, për t’i thënë Putinit që ky nuk është rast i njëjtë”, ka deklaruar Vuçiq.