Vuçiq thotë se nuk është optimist për zgjidhjen e problemeve me Kosovën

Lipjan, nusja shtatzënë thotë se e rrahën vjehrra dhe kunataPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq thotë se nuk është optimist për zgjidhjen e problemeve me Kosovën. Në video-samitin e organizuar nga Këshilli Atlantik i Uashingtonit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur për problemet me Kosovën. Duke folur për mundësitë që prodhon bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit, Vuçiq, tha se ekzistojnë një mori pengesash, të cilat do të mund të hiqeshin.Kreu i shtetit serb tha se ekzistojnë mosmarrëveshje mes vendeve të rajonit edhe të natyrës politike, duke përmendur në veçanti dallimet me Kosovën, për të cilat tha se nuk është shumë optimist se do të gjendet një zgjidhje. “Ne duhet që, të paktën, të provojmë të bëjmë më mirë për ta zgjidhur këtë çështje, edhe pse nuk jam krejtësisht optimist për këtë dhe natyrisht se janë disa çështje të tjera mes nesh, po ashtu brenda Bosnje e Hercegovinës”, deklaroi Vuçiq.Vuçiq po ashtu tha se bashkëpunimi rajonal ekonomik është i një rëndësie të veçantë, pasi, sipas tij, 17 për qind e të gjithë eksportit të shtetit të Serbisë shkon në vendet e rajonit. “Edhe nëse ne i bashkohemi Bashkimit Evropian përpara disa shteteve, ne do të mbesim në rajon dhe bashkëpunimi mes nesh, brenda gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të mbetet prioriteti kryesor i Serbisë”, tha Vuçiq. Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !