Vuçiq vazhdon të viktimizohet:

Viktimizohet Vuçiq: Të dielën u shmang më e keqja, kam folur me Emanuel Macronin.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur me tone tejet viktimizuese pas ngjarjeve të fundjavës në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se në lidhje me ato që ndodhën, do ta telefonojë nesër sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg,

Vuçiq thotë të ketë folur edhe me liderë botërorë, si dhe vet presidentin francez, Emanuel Macron, transmeton lajmi.

“Albin Kurti dhe autoritetet e Prishtinës kanë ndërmarrë hapa në mënyrë të njëanshme. Sa herë që Kurti dhe qeveria e tij bëjnë lëvizje që çojnë në trazira dhe gjithmonë pak a shumë marrin mbështetjen e QUINT-it”, tha ai.

“Ne nuk mund t’i lëmë kartat shqiptare në vendin tonë sepse kjo do të njihte pavarësinë e Kosovës… Nuk kanë të drejtë për targat”, tha ai.

“Natyrisht, disa në rajon mendojnë se duhet të shfrytëzojnë rastin kur ka histeri të përgjithshme për Ukrainën dhe Rusinë, për të lidhur Serbinë me Rusinë në mënyrë që të pasojnë sulmet”, shtoi Vuçiq.

Madje sipas Vuçiq, të dielën u shmang skenari më i keq i mundshëm.

“Skenari më i keq mezi u shmang dy mbrëmje më parë. Kam frikë se si do të duket”, tha ai.

“Gjëja më e vështirë është të ruash mendjen kur ke të bësh me budallenj”, shtoi ish-ministri i Informacionit të Sllobodan Millosheviqit.