Xhudistja Majlinda Kelmendi: Synoj ta mbroj titullin në Olimpiadë


Majlinda: Synoj ta mbroj titullin në Olimpiadë.

Xhudistja kosovare premton se do ta japë maksimumin për t’i sjellë përsëri Kosovës medalje olimpike

Majlinda Kelmendi është e gatshme për sfidat që e presin në Olimpiadën e Tokyos. Xhudistja kosovare i ka lënë prapa lëndimet dhe është në formë të mirë para fillimit të garës më të madhe të sportit.

Ajo e ka çuar deri në fund plan-programin dhe ka mundur të ushtrojë si duhet, shkruan Gazeta Express. Kampionia olimpike zotohet se do ta japë më të mirën nga vetja për t’i sjellë përsëri medalje Kosovës, njëjtë siç bëri në “Rio 2016”.

Majlinda e pranon se ka presion, kur dihet se është kampione olimpike. Por, ajo do të mundohet ta menaxhojë atë, siç e thotë edhe në videon e mëposhtme.

Kelmendi pret që edhe xhudistët tjerë të fitojnë medalje në Olimpiadë. Në fund, ajo i ka këshilluar sportistët që këtë ta shohin si një garë. Të mundohen ta shijojnë deri në maksimum, pasi është një mundësi që ndoshta të vjen një herë në jetë.

Kosova do të përfaqësohet në “Tokyo 2020” me 11 garues. Kontingjenti kosovar është vendosur sot në Fshatin Olimpik. Olimpiada verore fillon më 23 korrik dhe do të mbyllet më 8 gusht.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...