Ylli i Real Madridit synimi kryesor i Manchester Unitedit


Manchester United ia ka vënë syrin lojtari të skuadrës së Real Madridit.

Raphael Varane mund të jetë përforcimi kryesor i Manchester United për sezonin tjetër. Lojtari ka edhe një vit tjetër kontratë me Realin e Madridit, por sipas mediave në Spanjë ka shprehur dëshirën për ta mbyllur aventurën e tij me “los blancos” në fund të këtij sezoni.

Manchester United është i gatshëm të përfitojë menjëherë, teksa dëshira është që edicionin e ri të ketë një dyshe në qendër të mbrojtjes të formuar nga Raphael Varane dhe Harry Maguire.

Edhe pse ka dhe vetëm një vit kontratë, Reali nuk mund të privohet pa përfituar shifra të rëndësishme dhe kërkesa e “merengueve” konsiston në 60 milionë paundë, një shifër që spanjollët do ta ri-investonin menjëherë në merkato.

Klubi anglez do të synojë ta reduktojë deri diku kërkesën e madrilenëve, megjithatë është i gatshëm edhe të shpenzojë për 27-vjeçarin francez, sepse është profili më i përshtatshëm për mbrojtjen e Manchesterit.

PSG mund të jetë një rival i Manchester United në garën për Varane duke qenë që edhe vetë lojtari në fëmijërinë e tij ka qenë tifoz i Parisit, megjithatë mbrojtësi është gjithashtu i tërhequr nga një aventurë e re në Premier League.

Mbrojtësi debutoi me Realin e Madridit më 21 shtator të 2011-ës në një ndeshje ndaj Racing kur në stol ishte Mourinho, nga ai çast ka zhvilluar 355 ndeshje me “Los Blancos” duke fituar 18 trofe, prej të cilëve 4 UEFA Champions League.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...