Zbulohet arsyeja pse ndodhi vrasja në Graqanicë

Anulimi i konkursit në KEK, reagon Kadrijaj

Një vrasje ka ndodhur në Graqanicë.

Një person ka mbetur i vdekur në Gushtericë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga Policia e Kosovës për Reporteri.net kanë thënë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor dhe i njëjti është arrestuar.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Detaje të tjera lidhur me rastin ka dhënë për Kosovo Online komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq.

Ai ka thënë se viktima është 70 vjeç dhe se i dyshuari për vrasjen (zyrtari policor) është vëllai i tij.

Sipas tij motivi i vrasjes mendohet të jetë problem i pazgjidhur pronësor.Viktima dhe dorasi raportohet të jenë të nacionalitetit serb.