Zeka: Pas 29 Majit, Kryeministër i Kosovës do të jetë Avdullah Hoti

“Angela Merkel pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”

Zeka ka thënë se Kryeministri i Kosovës pas 29 Majit do të jetë Avdullah Hoti.

Milaim Zeka foli për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Duke qenë se qeveria e Albin Kurtit ra, me anë të mocionit të mosbesimit që u bë në fund të marsit në Parlamentin e Kosovës, vendi ka mbetur pa kryeministër.

Sakaq, Gjykata Kushtetuese në Kosovë, ka zgjedhur 29 majin për formimin e qeverisë së re.

Në Kosovë ka shpërthyer një debat i madh se kush duhet ta mandatojë si Kryeministrin e ri të Kosovës, Abdullah Hotin, Albin Kurti, apo presidenti Hashim Thaçi.

Në lidhje me këtë temë, analisti Milaim Zeka u shpreh se vendimi përfundimtar në lidhje me kryeministrin e ri do të merret pas 29 majit.

Por ai është plotësisht i bindur që pas asaj date, kryeministër i Kosovës do të jetë Abdullah Hoti.

Denis Dyrnjaja: Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos që Albin Kurti ka të drejtë dhe nuk ka të drejtë Hashim Thaçi për të mandatuar Abdullah Hotin si kryeministër të Kosovës.

Çfarë domethënie ka kjo dhe çfarë pasojash do të prodhojë?

Milain Zeka: Disa juristë që për fatin e keq kanë diplomën e juristëve në Tiranë dhe Prishtinë, e kanë interpretuar ekzakt siç thatë ju. Realiteti nuk është i tillë.

Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit.

Gjykata Kushtetuese vetëm ka pezulluar për disa ditë mandatin e presidentit.

Vendimi përfundimtar do të merret pas datës 29.

Unë pres që Gjykata Kushtetuese do të vendosë në bazë të nenit nr. 85 pika e 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Unë si analist jam i bindur 100% që do të kemi qeverinë Hoti pas datës 29 maj.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !