Zelensky: Rusia do të humbasë sepse e keqja gjithmonë humbet

Fjalimi i Putinit, ja çfarë mbështetje ofroi

Në prag të Ditës së Fitores, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka “harruar gjithçka që kishte rëndësi për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”.

Ai theksoi se e gjithë bota e lirë mund të shohë se Ukraina është “ana e së mirës në këtë luftë” dhe Rusia “do të humbasë sepse e keqja humbet gjithmonë”.

Sipas BBC, liderët perëndimorë përdorën gjithashtu Ditën e Fitores për të dënuar edhe një herë veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili po vizitonte Ukrainën, tha se presidenti rus Vladimir Putin “po shkonte kundër vlerave për të cilat kaq shumë njerëz kanë luftuar dhe për të cilat kanë vdekur”.

Udhëheqësit e G7 thanë gjithashtu se veprimet e Putinit kishin sjellë “turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj”. (INA)