Zelensky: Shqipëria dhe Mali i Zi mbështesin shtetin tonë në statusin si kandidat për BE

Sami Lushtaku padit Hysen Durmishin

Rama dhe Abazoviq konferencë në Ukrainë, Zelensky: Shqipëria dhe Mali i Zi mbështesin shtetin tonë në statusin si kandidat për BE.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pritur sot në vizitë kryeministri shqiptar Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Dy kryeministrat shqiptar pas takimit me Zelenksyn kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e shtetit tonë të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë mundësi të njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazović faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive”, tha Zelensky.