AC Milan, ka zhvilluar bisedime me Chelsean për mundësinë e nënshkrimit të anësorit Hakim Ziyech, por ende nuk ka marrëveshje, thuhet në një raport.
Sipas asaj që është raportuar nga Matt Law korrespondenti i Chelseat për The Telegraph, Milani ka nisur negociatat për të nënshkruar me Ziyech në huazim, pasi u përpoq për të verën e kaluar. Megjithatë, ai raporton se blutë do të preferonin një shitje të përhershme për të mbledhur fonde tani, përcjell ORAinfo.
Raporti bazohet rreth asaj se si skuadra e Thomas Tuchel ka vështirësi të heqë qafe disa prej lojtarëve që nuk janë më pjesë e planeve të tyre dhe ta bëjnë këtë sipas kushteve të tyre, me disa prej tyre që mund të ngecin përtej verës./ORAinfo/