Zjarret pyjore në Australi prekën gati 3 miliardë kafshë

Johnson: Ka shenja të “valës së dytë” të pandemisë në Evropë Gati 3 miliardë kafshë u vranë apo u zhvendosën nga sezoni shkatërrues i zjarreve në Australi në vitet 2019 dhe 2020, sipas shkencëtarëve që kanë zbuluar për herë të parë shkallën e vërtetë të ndikimit të tyre në jetën e egër të vendit. The Guardian ka mësuar se prej zjarreve që u përhapën në pjesë të ndryshme të kontinentit, janë prekur rreth 143 milionë gjitarë, 180 milionë zogj, 51 milionë bretkosa dhe 2.5 miliardë zvarranikë. Jo të gjitha kafshët mund të jenë vrarë nga flakët ose nxehtësia, por shkencëtarët thonë se perspektiva e mbijetesës për ata që i kishin rezistuar goditjes fillestare “ nuk ka qenë e madhe” për shkak të urisë, dehidratimit dhe sulmeve nga kafshët e egra. Një raport i përkohshëm, i bazuar në punën e 10 shkencëtarëve nga pesë institucione, të porositur nga Fondi Botëror i Natyrës (WWF), sugjeron se pasojat nga këto zjarre janë shumë më të mëdha sesa një vlerësim i mëparshëm, që fliste për prekjen e 1 miliard kafshëve. Në studim, kontribuuan shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit, Universiteti i New South Wells, Universiteti i Newcastle, Universiteti Charles Sturt dhe Birdlife Australia. Dermot O’Gorman, shefi ekzekutiv i WWF për Australianë tha se “ kjo është një fatkeqësive më të mëdha të botës së egër në historinë moderne”. Chris Dickman, profesor në Universitetin e Sidneit dhe anëtar i Akademisë Australiane të Shkencave që mbikëqyri projektin, tha se përfundimet e tij, i kishin shokuar edhe vetë studiuesit.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !