Zyrtare, Vjosa Osmani kandidon së bashku me Albin Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, do të kandidojë së bashku me listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për mediat si Vjosa Osmani dhe lideri i LVV, Albin Kurti.

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion…”, tha Kurti.

Ai u shpreh se më 16 janar do të dorëzojnë listën e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri dhe presidente të re. Ne e kemi presidenten që e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. E ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta rilegjitimojmë këtë”, tha Kurti.

“Ne jemi shumë të bindur se do të arrijmë një fitore plebishitare, që do të mund të krijojmë qeverinë të vetëm, dhe do të kemi mundësinë që të zgjedhim edhe presidentin”, tha Osmani.

Osmani në këto zgjedhje do të garojë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e Presidencës. Lajmin e ka dhënë vet ajo gjatë konferencëës për media me Kurtin.

“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo.

The post Zyrtare, Vjosa Osmani kandidon së bashku me Albin Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë appeared first on Zonë E Lirë.