165 persona po mbahen në karantinë, dje jaë liruar 70

20 imazhet e ëmbla që të ngrohin më shumë se dielli i pranverës (FOTO)

165 persona po mbahen në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Kanë kaluar rreth dy muaj prej kur Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë si hapësirë karantine. Nga ajo kohë deri më sot në këtë Qendër kanë qëndruar mbi 950 persona, prej tyre vetëm 6 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka thënë përmes telefonit për KosovaPress se për momentin në këtë qendër janë të vendosur 165 persona të dyshuar me COVID-19 dhe ky numër pritet të rritet javën e ardhshme.

“Për momentin, në konviktet e Qendrës së Studentëve, tash si karantinë janë të vendosur 165 persona, në total, kurse gjatë javës që vjen pritet të vijnë edhe persona të tjerë nga jashtë Kosovës, bashkatdhetarë të cilët do të vendosën në Qendrën e Studentëve”, tha Sfishta.

Sfishta theksoi se varësisht prej kohës kur personat vendosen në karantinë, pas 14 dite të gjithë vazhdojnë me procedurat e testimit dhe nëse rezultojnë negativë, të nesërmen lirohen.

“Varësisht prej atyre se sa kanë ardhur para 14 dite, pra e kanë kaluar kohën e karantinimit testohen aq edhe do të dalin. Për shembull, dje kanë dalë mbi 70 vetë, sot nuk ka pasur asnjë të testuar në mënyrë që të dalin nesër…Mbi 950 persona kanë kaluar deri më tash përmes karantinës në Qendrën e Studentëve ku shumica prej tyre kanë dalë negative dhe janë liruar”, thotë Sfishta.

Ai thotë se Qendra e Studentëve e kthyer tash më në karantinë, ofron shërbimet e nevojshme për të gjithë personat.

“Të gjitha shërbimet që ne si staf i Qendrës së studentëve i kemi marrë përsipër po i kryejmë në formën sa më të mirë të mundshme, gjithashtu edhe ekipet mjekësore janë në funksion të detyrave dhe ne po e dhënë maksimumin që t’i shërbejmë në formën më të mirë të mundshme në mënyrë që ta kalojnë më lehtë”, deklaroi Sfishta.

Ndryshe, Qendra e Studentëve në Prishtinë tashmë ka kaluar në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !