3 mijë e 456 fëmijë u shtrinë në spital në gjashtë muajt e parë të vitit

Mbi tre mijë fëmijë u shtrinë në spital në gjashtë muajt e parë të vitit.

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë qenë të shtrirë për trajtim tre mijë e 456 fëmijë nga sëmundje të ndryshme.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se janë kryer nëntë mijë e 627 vizita ambulatore e u shëruan 24 mijë e 833 fëmijë.

“Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 është ballafaquar me numër të shtuar të rasteve që kanë kërkuar trajtim shëndetësor për sëmundje të ndryshme.

Bazuar në raportin zyrtar të kësaj klinike, për gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë qenë të shtrirë për trajtim 3 mijë e 456 fëmijë nga sëmundje të ndryshme, me gjithsej 24 mijë e 833 ditë shërimi. Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 9 mijë e 627 vizita ambulantore, shumë shërbime të tjera diagnostike dhe konsultime profesionale mjekësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.