60 të shëruar nga koronavirusi në Malishevë

Nushi: Tomë Gashi më ofendoi rëndë, e gjuajta me ujë por s’ka pasur rrahje

Ka shkuar në 60 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Malishevë.

Shkon në 60 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Malishevë

Bazuar në rezultatet e testimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe dy pacientë nga Komuna e Malishevës, janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 60 persona, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në ditët në vijim, pritet që edhe pacientët tjerë të shërohen, pasi janë në proces e sipër të shërimit dhe Malishevës çdo ditë e më tepër po i vijnë lajme të mira, sa i përket situatës me COVID-19. Shërimi i dy pacientëve nga Malisheva, është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në komunikatë.

Pas këtij lajmi, në emër të Shtabit Emergjent në Malishevë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka uruar dy të shëruarit, si dhe pacientëve në pritje për shërim, ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga 76 të prekur, 60 janë shëruar, në shërim e sipër janë edhe 15 persona, ndërsa një person ka pësuar me fatalitet.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !