A do ia rikthente Musk ish-presidentit amerikan llogarinë në Twitter?

Gjigantët e teknologjisë humbin  trilionë për vetëm tre ditë – Bie e vlera e Apple dhe Microsoft

Elon Musk ka thënë se nëse oferta e tij për blerje të Twitter do të jetë e suksesshme, ai do ta heqë bllokimin që platforma ia bëri llogarisë së ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Oferta 44 miliardë dollarëshe me bordin e Twitter muajin e kaluar, nuk ishte një marrëveshje e përfunduar dhe se në mënyrë ideale do të përfundonte në dy deri në tre muajt e ardhshëm.

Vendimi i Twitter për të bllokuar ish-presidentin e SHBA-së ishte “moralisht i gabuar dhe budallallëk”, tha Musk në samitin e Financial Times Future of the Car.

Në janar 2021, Twitter tha se llogaria e Trump ishte “pezulluar përgjithmonë… për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas sulmit në Kapitol.

“Unë do ta anuloja ndalimin e përhershëm, por nuk e kam ende Twitterin, kështu që kjo nuk është një gjë që do të ndodhë patjetër”, ka thënë Musk.