Abrashi i VV-së: Jemi mbi 50 për qind, numërimi po vazhdon


Artan Abrashi i Vetëvendosjes: Jemi mbi 50 për qind, numërimi po vazhdon.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se kjo parti ka arritur mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këto komente ai i ka bërë në Facebook, teksa është shprehur se numërimi i votave është duke vazhduar.

“VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, e pasuar nga PDK dhe LDK.

Sipas KQZ-së nga 100% të votave të numëruara, pa ato të diasporës dhe me kusht, VV ka 47.85% të votave.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...