Aksident i rëndë në Zubin Potok, vdes 23 vjeçari

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në mes dy veturave në Zubin Potok.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 23 vjeçar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti tha se të përfshira në aksident ishin dy vetura.

“Pa mesnatës ka ndodhur një aksident me fatalitet. Dy vetura të përfshira kanë qenë, një djalë i ri ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, tha Hoti.

Lidhur me aksidentin mediumi “Kossev” , raportoi se përveç vdekjes së të riut, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë.

Po ashtu u raportua se në kohën kur ndodhi aksidenti, shoferi i cili është i dyshuar për këtë rast ka qenë në gjendje të dehur.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të pasagjerëve-Wolkswagen Golf 4 ngjyrë gri me targa të Mitrovicës dhe Wolkswagen Golf 2 me ngjyrë të kuqe, targa të Beogradit.

Aksidenti thuhet të jetë shkaktuar nga drejtuesi i mjetit Wolkswagen Golf 4, i drejtuar nga K.A (1992).

Shoferi J.P. ndodhej në automjetin e dytë Wolkswagen Golf 2 në momentin e aksidentit (1999) dhe bashkëdrejtues D.J. (2002), i cili ishte edhe dëshmitar.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i kësaj veture ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri është dërguar për tretman në Qendrën Shëndetësore të Mitrovicës.