Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës i rrejshëm, vazhdojnë fluturimet

Nuk do ta besoni, kështu duket Adrola pa grim

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezultoi i rrejshëm.

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” ka rezultuar të tjetë i rrejshëm. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

“Njoftim zyrtar, Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë të ditur se fluturimet do të vazhdojnë në orarin e zakonshëm

“Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, vazhdon Gara.