Albin Kurti, apo Abdulla Hoti/ Gjykata Kushtetuese mblidhet për të marrë një vendim

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur dhe po e trajtojnë lëndën për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilit është mandatuar Avdullah Hoti për kryeministër. Ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e afatit për shpalljen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.

Gazeta Express bën të ditur segjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur dhe po e trajtojnë lëndën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje për interpretim të dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, me të cilin i është dhënë e drejta LDK’së për ta formuar Qeverinë.

Siç merr vesh Express, gjyqtarët janë brenda Gjykatës Kushtetuese pa telefona mobilë, ndërsa sot pritet të merret vendimi rreth kësaj çështjs së mandatarit për formimin e Qeverisë.

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e Presidentit dhe kishte njoftuar se deri më 29 maj do të dalë me vendim rreth çështjes së mandatarit.

Presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për ta formuar Qeverinë, pasi ka konsideruar se LVV nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për propozim të emrit të ri për kryeministër, pas rrëzimit të Albin Kurtit më 25 mars.

Pas publikimit të dekretit të presidentit për mandatim të Hotit, Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykata Kushtetuese këtë vendim të Thaçit, duke e konsideruar se ka anashkaluar partinë e Kurtit, si fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. LVV kërkon që vendi me çdo kusht duhet të shkojë në zgjedhje dhe sipas deklaratave të kësaj partie, zgjedhjet e reja janë i vetmi opsion që duhet t’i japë të drejtë Kushtetuesja. /Express

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !