Albin Kurti i përgjigjet Borellit: S’mund të ketë dialog me harta e as marrëveshje që e ndanë Kosovën

Asfaltimi ‘shkel e shko’ në fundvit, komuna e Shpend Ahmetit detyrohet ta riasfaltojë rrugën ‘Xheladin Hana’

Josep Borell nuk e ka përjashtuar mundësinë që pjesë e dialogut Kosovë-Serbi të jetë edhe ndryshimi i kufijeve.

Për Qeverinë e Republikës së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, çfarëdo diskutimi në të cilin mendohet të përfshihet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Në një përgjigje të dhënë për Express nga Qeveria thuhet se nuk mund të ketë dialog me harta dhe marrëveshje që mund të përfshijë ndryshimin e kufivje të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, dje në një intervistë për disa media të Ballkanit ka folur rreth çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd. Në këtë intervistë Borell nuk ka kundërështuar idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një çështje e tillë duhet të zgjidhet mes dy palëve dhe se nuk i takon BE’së t’iu tregojë serbëve e kosovarëve se për çfarë duhet të merren vesh e për çfarë jo.

Por për Qeverinë e Republikës së Kosovës që aktualisht drejtohet nga Albin Kurti, nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i një dialogut me harta.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka thënë se për ekzekutivin kosovar të gjitha diskutimet që kanë për subjekt kufijtë e Kosovës janë të papranueshme.

“Në lidhje me deklaratën e z. Borrell, qeveria thekson se dialogu duhet të jetë parimor. Ne tashmë kemi përsëritur qëndrimet tona se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog dhe dialog me harta. Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, diskutimet që kanë për subjekt kufinjtë e Republikës së Kosovës si premisë për një marrëveshje janë të papranueshme ashtu sikurse një marrëveshje që përfshinë ndryshimin e tyre si rezultat”, thuhet në përgjigjen për Express.

Për Qeverinë që drejton kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përdorimi i termit ndryshim i kufijve si zëvëndësim për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm.

“Ndryshimi e kufijve, si eufemizëm për ndryshim territorial dhe ndarje të Kosovës është i papranueshëm për neve dhe i palejueshëm nga ne”, ka thënë tutje Kryeziu.

Në fund ai ka thënë se Qeveria mirëpret dekalrimin e Borell se dialogu duhet të jetë i lirë dhe fer mes Kosovës dhe Serbisë dhe se marrëveshja finale duhet të ketë parasysh efektet që mund të shkaktojë në rajon.

Borell dje i pyetur nëse kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve, ka thënë se s’mund të tregohen më katolik se Papa dhe se një çështje e tillë u takon ta zgjidhin Kosova dhe Serbia.

“Siç thashë kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolikë se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata, apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thashë nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon”, ka thënë Borell i pyetur nëse është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve”, ka thënë Borell.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !