Albulena Haxhiu thotë se Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Thaçit

Protestojnë gjermanët kundër masave kufizuese të pandemisëHaxhiu thotë se Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Thaçit. Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon qartë se Kryeministri Avdullah Hoti dhe koordinatori shtetëror për dialog Skënder Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Presidentit Hashim Thaçi. Sipas saj, këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar. “Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku Hoti lëre që nuk ka as mbështetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata”. “Ai po thotë që platformë është kushtetuta ndërkohë ndër fjalët e para që ka thënë është se Asociacioni është obligim”. “Përtej këtyre tendencave e vizitave tinëzare pa mandate, e pa legjitimet ne i bëjmë me dije kujtdo që tenton të sjell ndonjë marrëveshje të dëmshme se ato nuk mund të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës”. “Nuk mundet një qeveri ilegale, ilegjitime të sjelli marrëveshje e aq më pak persona që nuk kanë marrë as më të voglin besim qytetarë të përfaqësojnë Kosovën”. “Kjo gjë ka marrë fund. Ata mund të shëtisin gjithandej, por pazaret këtu nuk kanë vend. Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje demokratike paraprakisht”. Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !