Ambasadori në Bruksel: Dje ishte ditë “shumë e mirë” për Kosovën

Dy ditë pas marrëveshjes për rrymën, sulmohet objekti i “Elektrokosmet” në veri

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka folur për samitin e djeshëm mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Këshillin Evropian.

Bajrami ditën e djeshme e ka quajtur “shumë të mirë”, pasi që sipas tij Kosova ka ofruar të gjitha argumentet e nevojshme.

Me anë të një postimi në Twitter, të cilit ai ia ka bashkangjitur një fotografi me presidenten Osmani, Bajrami ka thënë se Kosova ka ofruar të gjitha argumentet e nevojshme dhe se tani Kosova e pushon çështjen e vet.

Kjo për shkakun se siç tha Bajrami, tani duhet të pritet verdikti i BE-së.

Dy ditë pas marrëveshjes për rrymën, sulmohet objekti i “Elektrokosmet” në veri

“Të enjten me presidenten Osmani në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Këshillin Evropian. Ishte një ditë e gjatë, por plot ngjarje dhe në fund të fundit shumë e mirë. Kosova ka paraqitur të gjitha argumentet e nevojshme. Tani e pushojmë çështjen tonë. Presim verdiktin e BE-së për liberalizimin e vizave”, ka shkruajtur ai.