“Angela Merkel pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”

Pacolli tregon pse ateroi në Tiranë e jo në Prishtinë: Këshilltari më rekomandoi, kishim frikë nga ndonjë tragjedi

Merkel “pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi dialogut Kosovë-Serbi”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë e pranishme gjatë tërë samitit virtual të Zagrebit, teksa pjesën më të madhe të fjalimit të saj ia ka kushtuar dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste dhënë televizionit publik serb.

Vetë Vuçiq, i pyetur rreth dialogut me Prishtinën, ka theksuar se “në të hyhet me vullnet të mirë dhe se nuk mund të thuhet paraprakisht se çfarë do të ndodhë gjatë bisedimeve”.

Ai ka shtuar se për dialogun kanë folur edhe përfaqësuesit e Greqisë dhe Bullgarisë, teksa njëra prej temave ka qenë edhe përkrahja për Miroslav Lajçakun dhe negociatat Beograd-Prishtinë.

Sipas tij, është gjë e mirë që të gjitha shtetet e Ballkanit, me përjashtim të dy prej tyre, kanë marrë pjesë në samitin virtual të së mërkures.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !