Ariana vjen me një mesazh interesant pasi u përfol se është shtatëzënë

Ariana ua bën qejfin mediave për shtatëzaninë e përfolur.

Ariana Fejzullahu është komentuar shpesh për jetën e saj private. Kështu, së fundmi por edhe herave të kaluara rrjetet sociale dhe mediat online me artikuj e komente ‘e kanë lënë’ disa herë shtatzënë.

Prej fotove sidomos në Instagram është krijuar përshtypja se gruaja e këngëtarit, Ermal Fejzullahut është sërish shtatzënë, shkruan Kosovarja.

Këto deklarata nuk mbetën pa reagimin e bukuroshes. Madje ajo ua bën qejfin mediave, duke publikuar një foto pikërisht kur ishte shtatëzënë. Sipër imazhit ajo ka shkruar “Sipas mediave sociale”.