Arrestohen katër persona për falsifikim të 10 mijë dollarëve dhe posedim të armëve në Pejë dhe Prizren


Katër të arrestuar për falsifikim të 10 mijë dollarëve dhe posedim të armëve në Pejë dhe Prizren.

Katër persona janë arrestuar nga policia për falsifikim të parave si dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

S.K. (51 vjeç), H.K. (33 vjec), V.K. (21 vjec) si dhe V. K. (20 vjec) që në janar të vitit 2021 sipas policisë kanë vënë në qarkullim shumën prej 10 mijë dollarësh amerikanë në qytetin e Pejës dhe Prizrenit të cilat më vonë është konstatuar se ishin të falsifikuara, njofton klankosova.tv.

Sipas policisë me qëllim të hetimit dhe gjetjes së dëshmive shtesë janë aplikuar masa të fshehta të hetimit prej nga është arritur të sigurohen dëshmi relevante që do të përdoren në procedurë të mëtejme.

“Gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë ‘AK-47’, një karikator, 14 fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e policisë.

Nga këta të dyshuar janë sekuestruar si povë materiale: dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max.

Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...